Bayern Munich po përqëndrohet tani në sulmuesin e Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco, pasi interesi i tyre në Alexis Sanchezin e Arsenalit është ftohur, sipas L’Equipé.
Kampionët e Bundesligës janë lidhur me Alexis, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates, por tani duket se klubi është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për belgun.