65 milionë euro për Marco Verratti

Mesfushori italian, Marco Verratti dëshiron të largohet nga PSG në fund të këtij edicioni, pasi mendon se është koha e duhur për të luajtur në një skuadër më të madhe.

Kjo dëshirë mund t’i plotësohet Verrattit, i cili po kërkohet me ngulm nga kampioni i Anglisë, Chelsea.

Sipas The Sun, Chelsea për shërbimet e mesfushorit të PSG’së ka ofruar 65 milionë euro.

Kujtojmë se Verrati po kërkohet po ashtu edhe nga Barcelona, Real Madrid, Bayern Munichu dhe Juventus, Verrati këtë edicion ka luajtur 38 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 8 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *