Borussia Dortmund mund të humbasë mundësinë e nënshkrimit të përhershëm për Michy Batshuayi-n

Borussia Dortmund nuk mund të nënshkruaj Michy Batshuayi-n në mënyrë të përhershme.

Borussia Dortmund mund të humbasë mundësinë për të nënshkruar një sulmues të Chelsea-it Michy Batshuayi në mënyrë të përhershme, pasi forma e tij e mirë për BVB ka alarmuar klubet e tjera. 24-vjeçari ka pesë gola në gjashtë ndeshje që nga transferimi në Bundesliga në janar. Nuk ka asnjë klauzolë të blerjes të përhershme në marrëveshje, megjithatë, duke i lënë Blues të lirë për ta shitur atë tek ofertuesit më të lartë, sipas Kicker.

Ndërkohë, trajneri i Dortmundit Peter Stoger është në linjë për një kontratë të re në prill. Ish shefi i Cologne-s ka impresionuar hierarkinë e BVB-s që nga shkarkimi i Peter Bosz në dhjetor. 51-vjeçari është parë fillimisht si një pengesë, por ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e tij të Bundesligës kundër Bayern Munich, që nga marrja e rolit dhe do të shpërblehet me një marrëveshje të re përtej këtij sezoni.

Cristiano Ronaldo: Mund të tërhiqem ”i lumtur” pasi ”fitova gjithçka” në futboll

Sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai nuk ka më ëndrra për të arritur në futboll dhe mund të dalë në pension i lumtur.

Ronaldo është lidhur me një largim nga kampionët evropianë dhe spanjollë në fund të sezonit, me raporte që sugjerojnë se dëshiron të largohet nga Madridi për shkak të një kontesti të kontratës. 33-vjeçari këmbëngul se është i lumtur të qëndrojë në Bernabeu dhe ende e do Madridin, por thotë se mund të largohet nga loja pasi ka arritur gjithçka që ai dëshironte në fillim të karrierës së tij.

“Unë kurrë nuk kam ëndërruar që do të fitoj pesë çmime të Ballon d’Or, nëse do të përfundoja karrierën time tani, do ta bëja super i lumtur”, ka thënë Ronaldo për kanalin brazilian të YouTube-s, Central Desimpedidos. “Nëse fitoj një tjetër, dy apo tre Topa të Artë atëherë do të jem i lumtur, por nëse jo, unë tashmë kam fituar pesë”.

Kur u pyet nëse kishte ndonjë ëndërr tjetër për të arritur në futboll, siç ishte fitorja e Kupës së Botës me Portugalinë, Ronaldo tha: “Sinqerisht nuk mendoj se kam ndonjë. “Kam arritur gjithçka që kam ëndërruar në futboll, me të vërtetë mendoj se kam arritur kaq shumë gjëra të bukura që nuk kam më ëndrra. “Por nëse më pyetni nëse unë dua të vazhdoj të fitoj sigurisht se po, natyrisht do të doja të fitoj Kupën e Botës, por në qoftë se karriera ime përfundoi tani unë do të jem shumë krenar, kurrë nuk kam menduar që karriera ime do të ishte kaq e bukur . “

Antonio Conte është zgjedhja kryesore e Italisë për trajner kombëtar

Menaxheri i Chelsea-it Antonio Conte është kandidati i preferuar për të marrë përsipër udhëheqjen e Italisë, sipas nënkryetarit të federatës italiane Alessandro Costacurta.

Conte, e ardhmja e të cilit në Chelseai mbetet e pasigurt, ka edhe një sezoni tjetër në kontratën e tij trevjeçare në Stamford Bridge. Me udhëheqjen e Chelseat në titull sezonin e kaluar, Conte nënshkroi një marrëveshje të re, por ati ju dha vetëm një rritje page, jo një zgjatje. 48-vjeçari udhëhoqi Italinë në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2016 para se të bashkohej me klubin e Londrës.

Ish mbrojtësi i Milanit, Costacurta, i cili po udhëheq kërkimin për trajnerin e ardhshëm të Italisë, ka ndërmend të flasë me Conten para fundit të sezonit rreth rolit.

Costacurta i tha Gazzetta dello Sport: “Nuk kam zgjedhur akoma, por mendoj se Conte është ai që mund të bëjë më të mirën. Unë patjetër do të flas me të edhe disa muaj”. Conte duket se është zgjedhja e parë e Costacurta-ës, duke pasur parasysh suksesin e tij të mëparshëm në rol, por Roberto Mancini dhe Carlo Ancelotti janë gjithashtu në diskutim.

Real Madridi do ta pushojë Cristiano Ronaldon kundër Espanyol-it

Real Madridi do të jetë pa Cristiano Ronaldo pasi ata duken të vazhdojnë në ndeshjen e tyre kundër Espanyol-it në natën e së martës.

Trajneri i Madridit Zinedine Zidane foli të hënën në lidhje me nevojën që Ronaldo të pushojë “herë pas here” dhe portugezi i mungon nga një skuadër udhëtimi me 19 veta, njoftoi të martën në mëngjes. Ronaldo, i cili gjithashtu ka shënuar të mërkurën në fitoren 3-1 ndaj Leganes, ka shënuar 12 gola në shtatë paraqitjet e tij të fundit për të ndihmuar Madridin ta rikthejn këtë sezon për të mir, pas një shfaqje shumë të dobët.

Real Madridi është ende 14 pikë prapa liderëve të La Ligës Barcelona, por mburren me një fitore prej 3-1 ndaj Paris St Germain në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve.

Zidane tha në konferencën e tij për shtyp para takimit të hënën se: “Cristiano e njeh shumë mirë vetën dhe gjithmonë flasim me të. “Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të kemi Cristiano në nivelin më të lartë, ai e di se nga koha në kohë ai duhet të pushojë dhe kjo është ajo. Sezoni është shumë i gjatë dhe ai është gjithashtu një lojtar i cili do të luajë në Kupën e Botës në fund të sezon. ”

Ndërkohë, mesfushori i Madridit, Casemiro, është përjashtuar nga udhëtimi në Espanyol me probleme stomaku.

Paris Saint-Germain mohon raportet e operacionit të Neymar

Trajneri i Paris Saint-Germain Unai Emery ka mohuar raportet se Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni pas thyerjes së këmbës së djathtë.

Neymar u lëndua të dielën pasi udhëheqësit e Ligue 1 fituan ndaj Marseille-it 3-0. Testet treguan se ai kishte një krisje në këmbën e tij të djathtë së bashku me një lëndim në kyçin e këmbës. Të martën, gazeta braziliane Globo Esporte njoftoi se Neymar do të shkonte në operacion për të rregulluar kockën e plasur në këmbë, por Emery këmbëngul se asnjë vendim nuk është marr.

“Për Neymar nuk ka pasur vendim për të pasur një operacion”, tha Emery. “Natën e kaluar (të hënë). Gjërat (si operacionet) nuk janë të vendosura ashtu. kemi nevojë për biseda me mjekun, lojtarin, shoqërimin e tij. “Për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm, nevojitet qetësi dhe pak durim. “Tani për tani, nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë gjë tjetër. Ka shumë informacione nga jashtë, por e vërteta është ajo që ju thashë, e cila është ajo që mjeku më tha”.

Skriniar: Jam i lumtur në Inter

Skriniar do të qëndroj në Inter, sepse jam i lumtur këtu.

Lidhur me lëvizjet tek Manchester United, Manchester City dhe Barcelona, mbrojtësi i Interit Skriniar ka pranuar se është i lumtur në klub dhe nuk kërkon të lëvizë në verë. “Unë vetëm thashë se në futboll gjithçka mund të ndodhë, por unë jam lumtur tek Interi dhe nuk do të largohem. Disa fraza janë përkthyer keq, vetëm një fjalë ndryshon tërë kuptimin”. Sky Italia.

Antonio Conte: Sistemi VAR duhet të jet në Premier Ligë

Antonio Conte shprehu mbështetjen e tij për sistemin VAR pasi Chelsea-it ju mohua një barazim në humbjen e tyre 2-1 në Manchester United.

Goli i Willian kaloi Chelsea-in në epërsi në Old Trafford por golat nga Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard e kthyen ndeshjen në favor të United. Kampionët mendonin se ata kishin kapur një pikë pesë minuta nga koha e përfundimit kur Alvaro Morata gjeti pjesën e pasme të rrjetës, por ai u gjet në pozicion jo të rregullt, pavarësisht nga rikthimet që tregonin Chris Smalling duke pasuar për Morata-ën që ishte në pozicion të rregullt.

Duke folur për Sky Sports, trajneri i Chelsea-it Conte beson se ka ardhur koha për të prezantuar Arbitri Video Asistent në Premier League.

“Kjo lloj situate mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar,” tha ai. “Për këtë arsye unë jam shumë pozitiv për VAR, veçanërisht këtu në Angli. “Gjatë ndeshjes ka shumë situata ku është e rëndësishme të kemi shumë kontroll. Ne duhet të kemi sistemin e ri për të ndihmuar gjyqtarët dhe për të shmangur gabimet e mëdha”.

Humbja në Manchester la Chelsea-in në vendin e pestë në tabelë, gjashtë pikë prapa United-it të dytë-t dhe dy pikë pas Tottenhamit në garën për kualifikimin e Ligës së Kampionëve.

Alessandro Florenzi mund të largohet nga Roma në verë

Alessandro Florenzi kërkon 4 milionë euro në vit, për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Ish objektivi i transferimit për Chelsea-in, Alessandro Florenzi i Romës mund të jetë i vendosur të largohet nga klubi në verë. Edhe pse ai është nënë kontratë deri në vitin 2019, ai po kërkon dyfishin e pagës së tij aktuale për të nënshkruar një marrëveshje të re. Romët nuk janë të gatshëm të paguajnë 4 milionë euro në vit dhe do të ishin të gatshëm të shesin produktin e tyre të rinisë përpara se të mund të largohej në një transferim të lirë. Të dy Juventus dhe Atletico Madrid kanë bërë interesin e tyre të njohur në të kaluarën, sipas Sport Mediaset.

Pepe Reina do të largohet nga Napoli këtë verë

Pepe Reina ky do të jetë sezoni im i fundit tek Napoli.

Ish-portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thuhet se u tha shokëve të ekipit se ky do të jetë sezoni i tij i fundit tek Napoli. Kontrata e tij skadon në qershor dhe atij nuk ju është ofruar një rinovim. “Futbolli do të më qoi diku tjetër”, thuhet se spanjoll i tha shokëve të ekipit në ditëlindjen e vajzës së tij. “Ky është sezoni im i fundit tek Napoli, Në futboll tani keshtu është si funksionon. Sot ju jeni këtu, nesër diku tjetër”. Ai thuhet se ka një marrëveshje bazike me AC Milan, por PSG kishte treguar interesin e tyre në verën e kaluar, sipas Il Mattino.

Real Madrid dëshiron të nënshkruaj Thibaut Courtois

David De Gea dhe Thibaut Courtois janë objektivat kryesor të Real Madridit në verë.

Real Madrid pritet të shpenzojnë shumë gjatë verës për të nënshkruar një portier të ri. David De Gea është ende në krye të listës, por Los Blancos janë të shqetësuar se ai mund të jetë jashtë mundësive të tyre. Vlerësuar në rreth 120 milionë euro, kampionët spanjollë nuk janë të gatshëm të paguajnë mbi 90 milionë euro për një portier të ri. Besimi është se ata mund të nënshkruajn Thibaut Courtois të Chelsea-it për atë shumë, me portierin belg që ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re në Stamford Bridge, sipas Mundo Deportivo.