Samuel Eto’o bashkohet me klubin Turk Konyaspor

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o, ka nënshkruar një kontratë me klubin turk Konyaspor pas ndarjes me Antalyaspor.

“Eto’o është një lojtar shumë i rëndësishëm në botë dhe në Turqi. Ne jemi të lumtur ta shohim atë në Konyaspor,” tha presidenti i klubit Fatih Yilmaz. 36-vjeçari, i cili u bashkua me Antalyaspor në 2015 pas një kohe të shkurtër në Itali me Sampdoria-ën, ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me Konyaspor-in.

Fituesi dy herë i Kupës së Afrikës ka gëzuar pesë sezone të suksesshme me Barcelonën nga viti 2004 deri në 2009, duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre kurora të La Ligës përpara se të nisej për Interin, ku ai kishte më shumë sukses nën Jose Mourinhon.

Eto’o ndihmoi ekipin e Interit të fitojë trefishin e titujve në Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Coppa Italia në sezonin e tij të parë në Itali përpara se të lëvizte në Anzhi Makhachkala të Rusisë në vitin 2011. Ai gjithashtu kishte pasur kohë të shkurtër në Chelseai dhe Everton në Premier League.

Everton bie dakord për të nënshkruar Eliaquim Mangala-ën në huazim nga Man City

Everton kanë pranuar një marrëveshje në parim për të nënshkruar Eliaquim Mangala-ën në huazim nga Manchester City deri në fund të sezonit.

Kuptohet që Everton do të mbulojë pagat për Mangalën, pa pritur asnjë tarifë për huazim për lojtarin që ka bërë 15 paraqitje për liderët e Premier Ligës në të gjitha garat këtë sezon. Sky Sports njoftoi më parë të mërkurën se Toffees pritet të përfundojë një lëvizje për mbrojtësin francez, i cili mbërriti nga Porto në 2014 për një pagesë prej 32 milionë funtash dhe vendimi përfundimtar tani qëndronme Mangala-ën.

Everton ka qenë i interesuar të nënshkruajë një qendër mbrojtës të majtë që nga vera, me City-in të gatshëm të lejojë lojtarin e Portos të largohet pas sjelljes së Aymeric Laportes nga Athletic Bilbao për një tarifë rekord prej 57 milionë funtash.

Mangala, që bëri 30 paraqitje në huazim sezonin e kaluar në Valencia, tha për: Sky Sports News në nëntor se kishte frikë se mungesa e lojve me ekipin e parë në kuadër të Pep Guardiola-ës mund t’i kushtonte atij vendin në skuadrën e Francës për Kupën e Botës në Rusi këtë verë .

Crystal Palace ofrojnë 16 milionë funta për Ibrahim Amadou

Crystal Palace ka bërë një ofertë me vlerë prej 16 milionë funtave për mesfushorin e Lille-es, Ibrahim Amadou, sipas burimeve të Sky.

Crystal Palace ka ofruar të marrë 24-vjeçarin në huazim deri në fund të sezonit për një tarifë fillestare prej 2 milionë funtave, me një detyrim prej 14 milionë funtave për të blerë në fund të sezonit. Lille-s e vlerësojnë mesfushorin në 18 milionë funta, por po e konsiderojnë ofertën më të fundit nga Crystal Palace

Burimet e Sky kan kuptuar West Ham dhe një klub tjetër në Premier League janë gjithashtu në bisedime për të nënshkruar Amadou, i cili u bashkua me Lille-s nga Nancy në 2015. Hammers, të cilët momentalisht kanë 14 lojtarë të padisponueshëm për shkak te lëndimeve, kanë ofruar një tarifë prej 2 milionë funtash për Amadoun me një opsion prej 14 milionë funtave për të blerë.

Lille-s duhet të arrijnë 25 milionë euro deri në fund të janarit për të shmangur rënien e mundshme në Ligën 2 për thyerjen e rregullave franceze financiare.të fair play-it.

Sandro Ramirez bashkohet me Sevilla-ën në huazim nga Evertoni

Sulmuesi i Evertonit, Sandro Ramirez ka përfunduar transferimin huazues në Sevilla vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit nga Malaga.

Evertoni njoftoi marrëveshjen të martën mbrëma me 22-vjeçarin duke kaluar testet mjekësore të tij të mërkurën në mëngjes për të përfunduar këtë lëvizje. Spanjolli i U21 do të kalojë pjesën tjetër të sezonit në huazim në La Liga.

Ai u nënshkrua nga ish-menaxheri i Evertonit, Ronald Koeman për 5.25 milionë funta verën e kaluar, por nuk arriti të mbante një vend në ekipin e parë nën Koeman ose zëvendësimin e tij, Sam Allardyce. Ramirez luajti 15 ndeshje në të gjitha garat për Toffees këtë sezon, duke shënuar një gol.

Loja e tij e fundit erdhi në barazimin 0-0 me Chelsea-in më 23 dhjetor dhe tani do të ketë mundësinë për të bërë përshtypje në Spanjë, duke shënuar 16 herë në 31 paraqitje për Malaga-ën sezonin e kaluar.

Michy Batshuayi ka përfunduar transferimin huazues tek Borussia Dortmund

Michy Batshuayi i është bashkuar Borussia Dortmund-it në huazim nga Chelseai deri në fund të sezonit.

Batshuayi kompleton një kombinim të transferimeve që e sheh atë të zëvendësojë Pierre-Emerick Aubameyang në Dortmund, pasi Aubameyang u bashkua me Arsenalin, ndërsa Olivier Giroud ka nënshkruar për Chelsea-in nga Emirates. Burimet e Sky kuptuan se Batshuayi nuk ishte në hotelin e ekipit të Chelsea-it të martën, pasi u përgatitën për ndeshjen kundër Bournemouth të mërkurën.

Klubi e lejoi Batshuayin të udhëtojë në Gjermani pasi ra dakord me kushtet, të cilat mund të përfshijnë një mundësi për Dortmundin për të blerë sulmuesin pas një huazimi fillestar gjashtëmujor.

Sky Sports News ka kuptuar se Chelseai gjithashtu do të këmbëngulte për një opsion blerjeje nëse marrëveshja bëhet e përhershme. Dortmund konfirmoi lajmin e arritjes së Batshuayit pak më shumë se 10 minuta para mbylljes së afatit të transferimeve në 5:00 ora.

Olivier Giroud ka përfunduar lëvizjen nga Arsenali tek Chelseai

Chelseai ka përfunduar nënshkrimin e Olivier Giroud nga rivalët Arsenali.

Agjenti i francezit arriti në Londër të mërkurën në mëngjes për të nxjerrë detajet e fundit të marrëveshjes duke e çuar atë në Stamford Bridge në një marrëveshje 18 mujore për një tarifë të fshehtë. Sky Sports News ka kuptuar se marrëveshja është me vlerë 15.3 milionë funta  me 2.2 milionë në bonuse.

Lëvizja e tij tek Chelseai u konfirmua pasi Arsenali përfundoi transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund. Duke folur për faqen zyrtare të Chelsea-it, Giroud tha: “Chelseai është një nga skuadrat më të mëdha në Premier Ligë, ata kanë fituar ndoshta trofet më të mëdha në gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Ky është një klub masiv dhe unë jam krenar që kam nënshkruar për Chelsea-in. ”

Dortmund ka nënshkruar sulmuesin e Chelsea-it, Michy Batshuayi, në një marrëveshje huazimin, si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për sulmuesin Aubameyang. Giroud u bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2012 pas dy sezonesh me Ligue 1 Montpellier, ku ai shënoi 39 gola në 85 paraqitje.

Giroud lë Stadiumin e Emirates pasi ka shënuar 105 gola në 253 paraqitje për Gunners.

Antonio Conte: Nuk jam i sgurt për të ardhmen e Michy Batshuayi-t

Bosi i Chelsea-it Antonio Conte nuk është i sigurt për të ardhmen e Michy Batshuayi pavarësisht se belgu është në planet e Contes për ndeshjen e së mërkurës kundër Bournemouth.

Batshuayi është pjesë e një transferimi potencial që mund ta shohë atë të bashkohet me Borussia Dortmund si zëvendësim i Pierre-Emerick Aubameyang, me Aubameyang që do të bashkohet me Arsenalin, i cili mund të shesë Olivier Giroud te Chelseai. Batshuayi ka qenë gjithashtu subjekt i një shkëmbim huazimi me Fernando Llorenten të Tottenham, por ai është në mendimet e Contes për ndeshjen kundër Bournemouth në ditën e fundit të transferimeve, duke nisur pak më shumë se tre orë para mbylljes në orën 11:00.

Conte ka thënë: “Ai është në gjendje që të luaj për ndeshjen e së nesërmes. Nuk e di (për një lëvizje në Dortmund) Tani ai është një lojtar i Chelsea-it dhe për këtë arsye ai është në planet e mia.

“Alvaro Morata është i lënduar dhe unë nuk kam mundësi të tjera, sidomos kur Willian është i lënduar gjithashtu. Eden Hazard mund të luaj numërin nëntë, por pastaj të gjejë një zgjidhje për të gjetur një numër tjetër 10.

“Në këtë situatë, trajneri duhet të flasë me lojtarin që është i përfshirë në këtë lloj situate. Kjo situatë e Batshuayi-t nuk është e thjeshtë. “Ka vetëm një ditë, nuk është situata më e mirë për mua, as për lojtarin, por tregu i transferimeve në përgjithësi nuk është i thjeshtë, për të gjetur një zgjidhje për lojtarët që do të hyjnë. Lojtarët e dinë situatën shumë mirë.

Riyad Mahrez bënë kërkesë për transferim te Leicester-i pas ofertës nga Manchester City

Riyad Mahrez ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për transferim në Leicester mes një oferte që tejkalon 50 milionë funta nga Manchester City, sipas Sky Sports.

Oferta besohet të jetë e dyta për Mahrez në këtë dritare të transferimeve, por është shumë më poshtë vlerësimit të Foxes për lojtarin, i cili gjithashtu dorëzoi një kërkesë transferimi në maj 2017. Përderisa asnjë ofertë zyrtare dhe me shkrim nuk është paraqitur, përfaqësuesit e City-it e kanë bërë të qartë atë që ata janë të përgatitur për të paguar, dhe Leicester janë përgjigjur duke deklaruar se nuk duan të shesin Mahrez, dhe një ofertë prej rreth 50 milionë funtave është shumë e ulët.

Megjithatë, Mahrez nuk ka shkuar në trajnimin e Leicester City të premten dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Merseyside përpara ndeshjes së tyre kundër Evertonit. Mahrez donte të shkoj verën e kaluar dhe paraqiti një kërkesë transferimi mes interesit nga Roma, por Foxa-es refuzoi të shiste 26-vjeçarin pasi hodhi poshtë tri oferta nga klubi italian, duke përfshirë një ofertë prej 31.8 milionë funtash.

Crystal Palace në bisedime për të nënshkruar Jordan Hugill ose Alexander Sorloth

Crystal Palace është në bisedime për të nënshkruar një nga dy sulmuesit, Jordan Hugill nga Preston ose Alexander Sorloth i FC Midtjylland, përpara skadimit të afatit të transferimeve.

Besohet se Palace ka bërë një ofertë për të nënshkruar Hugill, por ajo ka rënë në njëfarë mënyre nga vlerësimi i Preston. Klubi i kampionatit kuptohet se ka hedhur poshtë një ofertë prej rreth 8 milionë funtave në gusht, prandaj pritet që vlerësimi i Preston të jetë një farë mënyre më i lartë këtë muaj.

Sky Sports News eka kuptuar se Palace është gjithashtu në bisedime me klubin danez Midtjylland për Norvegjezin Sorloth. Buxheti i Crystal Palace për një sulmues këtë muaj ka qenë midis 10 dhe 12 milionë funtave. Ata kishin qenë duke u përpjekur për të nënshkruar Khouma Babacar nga Fiorentina dhe konsideruan një lëvizje për Ashley Barnes.

Eagles nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Fiorentinën dhe menaxheri Roy Hodgson publikisht përjashtoi një lëvizje për sulmuesin e Burnley-it të hënën.

Pep Guardiola: Aymeric Laporte është gati për të luajtur për Manchester City-in

Aymeric Laporte u nënshkrua gjashtë muaj më herët se sa ishte planifikuar, por është gati të bëjë një ndikim të menjëhershëm në Manchester City, thotë Pep Guardiola.

City përfundoi nënshkrimin rekord prej 57 milionë funtave për të sjellë Laporten nga Athletic Bilbao të martën, duke planifikuar fillimisht të prisnin deri në fund të sezonit 2017-18 për të nënshkruar një mbrojtës të ri. Laporte vendosi të qëndrojë në Bilbao, kur City u përpoq ta nënshkruante atë 18 muaj më parë.

Guardiola nuk konfirmoi nëse Laporte u nënshkrua para afatit të së martës për të luajtur kundër West Brom të mërkurën, por tha se 23-vjeçari është i aftë të futet drejt e në lojë të Premier Ligës. “Ne kemi nevojë për një mbrojtës qendror gjatë verës, por për shkak se kemi shumë lojëra ne kemi vendosur ta sjellim atë tani dhe në verë dritarja jonë e nënshkrimeve do të jetë më e lehtë sepse do të bëhet tash”, tha Guardiola.

I pyetur nëse Laporte është gati të luajë për City-in, Guardiola tha: “Po, sepse ai është i aftë, ai ka luajtur në periudhën e fundit, natyrisht që ai duhet të përshtatet. Premier Liga është e veçantë në shumë aspekte, por ai është inteligjent, dhe do të përshtatet shpejt. “Por edhe për lojtarët anglezë mund të jetë e vështirë në Premier Ligë. Do të jemi të duruar, sepse ai nuk vjen këtu për tre muaj, ai është këtu për katër, pesë vjet”.